“Civil”: Po përgatitet terreni për zgjedhje të parakohshme

Organizata Civil vlerëson se po përgatitet terren për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale. Sipas Xhabir Derallës, Maqedonia ende nuk është e gatshme për zgjedhje të rregullta e jo më të parakohshme, pasi me modelin për përbërjen e KSHZ së që e kanë vendosur pushtetarët, thotë se asesi nuk mund të ketë reforma në KSHZ e cila është shtylla e organizimit të zgjedhjeve.

Marketing

“Civil” është i bindur se KSHZ ja nuk është as e gatshme as e liruar nga ndikimi politik për referendumin lidhur me emrin dhe për zgjedhjet. Sipas Derallës, duhet të ketë më shumë vështirësi ligjore që do të dekurajojnë partitë për të bërë manipulime financiare por edhe do t’i zmbrapsin ata që duan të bëjnë korrupsion votash.

Ish-anëtari i KSHZ së, Aleksandar Novakovski është në një vijë me Derallën se KSHZ nuk mund të reformohet me modelin e zgjedhur dhe se Maqedonia nuk ka kapacitet demokratik për momëntin që të organizojë as zgjedhje e as referendum.
Civil sugjeron që të gjendet ndonjë model i përshtatshëm me të cilin anëtarët e KSHZ-së nuk do të kishin asnjë lidhje me politikën.