Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sëbashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në kuadër të vizitës në Bruksel realizuan takim me Dimitris Avramopulos, Komisionerin për Migrim dhe Punë të Mbrendshme .
Në takim Zëvendëskryeministri Osmani e paraqiti përmbajtjen e planit të ri të reformave, Planin 18. Me theks të veçantë mbi zbatimin e reformave në pjesën që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, respektivisht me migracionin, përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit me Fronteks-in.
“Po vij me lajme të mira nga Shkupi. Dje Qeveria miratoi tekstin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, që rregullon statusin e shërbimeve kufitare dhe bashkëpunimin me autoritetet kufitare evropiane – FRONTEX “, theksoi Osmani , duke ftuar Komisionerin evropian qe të vizitoj Maqedoninë me ç’rast edhe do të firmosej kjo.
Në vazhdim, Osmani e informoi Komisionerin evropian për Planin e ri si një katalizator të reformave në vend, deri në fillimin zyrtar të negociatave. “Shpresoj për një rezultat të suksesshëm nga samitet e qershorit të Bashkimit Evropian, me një vendim që do të përcaktoj të ardhmen tonë euroatlantike”, tha Osmani gjatë takimit.
Me këtë rast bashkëbiseduesit hapën temën edhe çështjen e përparimit në marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke shprehur kënaqësinë për arritjet e deritanishme , në përmirësimin e marrëdhënieve, zbutjen e mospajtimeve politike,por edhe kënaqësinë për përparimin në bisedimet lidhur me kontestin me emrin. “Shpresoj se së shpejti kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë do të tejkalohet , me çka do të krijohen kushte për thellimin me ritme të shpejta të bashkëpunimit të mire mes dy vendve”, shtoi Osmani.
Në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet sot edhe me Kristijan Danielson, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtoratin për Politikë Evropiane të Fqinjësis dhe Negocitat e Zgjërimit,me ç’rast do të prezantohet Plani 18. Pritet qe Zëvendëskryeminsitri Osmani , krahas mbështetjes së Planit ,do të kërkoj edhe sugjerime me qëllim qe ato të shfrytëzohen për finalizimin e këtij Plani që pritet të miratohet së shpejti nga Qeveria.
Nesër Osmani do të pritet edhe nga Federika Mogherini Përfaqesuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme,dhe të Sigurisë dhe Nënpresidente e Komisionit Evropian,gjatë vizitës me karakter pune në Bruksel do të takojë edhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në grupin e punës KOVEB ,kurse në margjinat e vizitës, për integrimin evropian të Maqedonisë do të flasë edhe para përfaqësuesve diplomiatik si dhe të sektorit civil në Bruksel, në takimin që organizohet nga fondacioni Hans Zajdl.