Gjenden molekula organike në Mars

Roboti i NASA-s, Curiosity, ka gjetur molekula organike në këtë planet, ka bërë të ditur vetë agjencioni.

Marketing

Gjatë një konference në Qendrën e Fluturimeve në Hapësirë të NASA-s, shkencëtarët kanë deklaruar se gjetja e këtyre molekulave ofron njohuri të reja rreth Planetit të Kuq.

“Kemi gjetur molekula organike në gurët e një shtrati të moçëm lumi” ka njoftuar Jen Eigenbrode, hulumtues shkencor në Goddard.

Paul Mahaffy, drejtor i Divizionit për Eksplorimin e Sistemit Solar, ka deklaruat se përbërjet organike janë fondamentale në kërkimin e tyre për jetë në Mars.

Curiosity ishte lansuar në nëntor të 2011-ës, dhe është një nga robotët më të avancuar .