Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kanë reaguar për arritjen e marrëveshjes Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit të Maqedonisë
Presidenti Meta e ka vlerësuar marrëveshjen si të arritur momentin e shumëpritur. “Shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë. Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të dhe që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme”, ka shkruar Meta në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Ndërsa në reagimin e ministrit Bushati po nëpërmjet rrjeteve sociale thuhet se “Urime fqinjëve dhe miqve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi, por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionin”.