Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutiérrez, e përshëndeti marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit duke e cilësuar si demonstrim i lidershipit në rajon e më gjerë.
Zëdhënësi i Gutiérrez, Stephen Jarick deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i KB-së “u bën thirrje qytetarëve të të dyja shteteve të bashkohen dhe përshpejtojnë procesin”.
Gutiérrez shpreson se pjesëmarrësit në konfliktet tjera do të shohin shembull nga ky zhvillim dhe do të punojnë për përforcimin e zgjidhjeve përmes bisedimeve, shtoi Jarick.