Këshilli i Kërçovës diskuton problemet në “Tec Osllome”

Ndotja enorme që u shkaktua javën e kaluar nga një gabim teknik në Termocentralin e Osllomesë, ishte pika e vetme e rendit të ditës e mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit komunal të Kërçovës në të cilën u zhvillua një debat i thuktë që rezultoi vetëm me një kërkesë drejtuar Termocentralit të Osllomesë dhe Ministrisë së Ekologjisë për informacion të detajuar se si erdhi deri tek avaria që shkaktoi shqetësime të mëdha tek popullata vendore e kësaj ane.

Marketing

Kryetari i Këshillit Aqif Mehdiu për programin tonë theksoi se Kërkesën do ta përpilojë komisioni për ekologji, i cili do ti raportojë Këshillit në mbledhjen e ardhshme dhe njëkohësisht do të angazhohet për vendosjen e standarteve ekologjike në Termocentralin e Osllomesë.

Pas avarisë që ndodhi të martën e javës së kaluar, Termocentrali i Osllomesë e ka ndërprerë procesin e punës, sepse shfaqja e sërishme e defekteve teknike mund të shkaktojnë përsëri ndotje me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e banorëve.

 

Marketing