Ministri Ademi me apel deri te semimaturantët: Mendoni përparësitë e arsimit profesional

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, u ka bërë apel maturantëve të mendojnë përparësitë që ofron arsimi profesional gjatë regjistrimit të tyre në shkollat e mesme. Arsimi profesional është prioritet i Ministrisë së Arsimit, deklaroi Ademi.

Marketing

“Prioritet për MASh-in është promovimi i arsimit profesional. Nga viti i ardhshëm, fillon edhe koncepti i sistemit dual në dy shkolla, e kjo ndodh për herë të parë në Republikën e Maqedonisë. Uroj që semimaturantët të kenë parasysh përparësitë që ofron arsimi profesional dhe në aplikimet e tyre të kenë parasysh shkollat e tilla”,- tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.