Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane , Bujar Osmani, realizoi takim me Nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtorin ekzekutiv të UNOPS- it, Grete Faremo,si dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad,ku u diskutua bashkëpunimi dypalësh, dhe mbështetjen e projektit që Mbretëria e Norvegjisë e siguron për Republikën e Maqedonisë si dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit tonë.
Zëvendëskryeministri Osmani së pari shprehu kënaqësi për hapjen e zyrës së UNOPS-it, në Shkup, e cila do të kontribuojë në zbatim më efikas të disa projekte të mbështetura nga Norvegjia, me potencial për zgjërimin e këtij bashkëpunimi edhe me donatorët tjerë.
Republika e Maqedonia ka bashkëpunim te suksesshëm shumëvjeçar me agjencitë e KB-së dhe hapja e zyrës së UNOPS-it në Shkup është sinjal i mirë për zgjerimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se mbështetjen bilaterale të cilën Mbretëria Norvegjeze e siguron për vendin tonë me projekte, ku pjesa më e madhe ka për qëllim realizimin e synimeve të rëndësishme strategjike në vend – integrimin në BE dhe NATO dhe shprehu kënaqësi për progresin e arritur gjatë këtij viti. Në këtë kontekst Osmani u falënderua për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm me mbretërinë Norvegjeze, si dhe për përkrahjen e plotë që Maqedonia merr nga ky vend për zbatimin e reformave,si dhe mbështetjen nga Norvegjia për integrimin tonë euro-atlantike.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se gjatë periudhës së ardhshme do të rritet edhe më tepër bashkëpunimi dypalësh për sa i përket realizimit të proceseve kyçe reformuese për anëtarësim të plotë për në BE dhe NATO.