Dy maqedonas nga Gostivari e vjedhin një shqiptar nga Shkupi

Një shkupjan është vjedhur nga disa persona, në veturën e të cilëve është transportuar për në Gostivar.

Marketing

I vjedhuri F.I.(50) ka lajmëruar se pardje në mbrëmje, E.N., Xh.N. dhe një person i panjohur i kanë ofruar mundësinë që me veturën e tyre ta çojnë në Gostivar. Kur rreth orës 22.30 e kanë kaluar vend pagesën rrugore në autostradën Tetovë-Shkup, Xh.N. e ka ndaluar veturën dhe i ka thënë se ka defekt dhe se duhet që ta shtyjnë veturën. Kur kanë dal nga vetura, të dyshuarit e kanë sulmuar F.I., pas së cilës e kanë shtrirë për toke dhe nga xhepi ia kanë vjedhur 9.000 den dhe dokumentet personale.

Pastaj e kanë lënë në rrugë dhe kanë ikur me veturë. Shkupjani ka arritur që të udhëtoje deri në Gostivar ku e ka paraqitur rastin në polici.

Dje rreth orës 18, zyrtarët policor nga Gostivari e kanë arrestuar Sh.Gj.(23), nga Prilepi, me vendbanim në Gostivar. Ai është i identifikuar si personi i tretë që e ka vjedhur shkupjanin.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave tjerë dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Marketing