Gjendja e rrugëve në Maqedoni, LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme

Trafiku rrugor zhvillohet në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve të qytetit është i qetë, ndërsa janë shtuar automjetet në vendkalimin kufitar Bogorodicë për hyrje në Greqi, njoftojnë nga LAMM.

Marketing

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të vozitjes dhe në pajtueshmëri me sinjalizimin e trafikut.

Në grykat mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në rrugët: Koçanë-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovo, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Marketing