Japonia e Senegali kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë në Botërorin e Rusisë.
Katër pikë Japonia, katër pikë Senegali – Grupin H është bërë edhe më interesant pas barazimit të tyre në ndeshjen e dytë në Rusi, që ndanë pikët.
Senegali dy herë kaloi në epërsi, me golat e Sadio Mane 11’ e Moussa Wague 71’, por Japonia dy herë barazoi rezultatin, përmes Takashi Inui 34’ dhe Keisuke Honda 78’ për rezultatin përfundimtar, 2-0.
Dy skuadrat tani do të presin se çfarë do të bëjnë kundërshtarët. Nga ora 20:00 përballen Kolumbia me Poloninë.