Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme, i cili sot dhe nesër në Luksemburg do të shqyrtojë fillim të negocuatave inkuadruese për Maqedoninë dhe Shqipërinë, duhet t’i parashtrohet letra nga Greqia se nuk do të kundërshtojë për integrim evropian dhe euroatlantik
të Maqedonisë që është përmbushje e pjesës së saj të obligimeve nga Marrëveshja për zgjidhje të kontestit për emrin.
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, të premten në konferencë në Rodos, para gazetarëve paralajmëroi se sot në mëngjes letrat me përmbajtje të njejtë Greqia duhet t’i dërgojë në BE dhe në NATO.
“Në zyrën time diplomatike prej pardje i kemi përgatitur letrat. Zgjodha t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen deri te Bashkimi Evropian dhe NATO. Ato janë letra të cilat duhet thonë se kam qenë i njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të obligimeve dhe parakushteve të cilat i kam vendosur, mund të vazhdojnë përpara”, tha Koxias.
Shefi i diplomacisë greke, njëherit sqaroi se, siç lajmëroi korespondentja e MIA-s nga Athina, se që të ketë progres “nevojitet marrëveshje pozitive e Këshillit për punë të përgjithshme, ndërsa atje ekzistojnë vështirësi”, për shkak se, siç tha, ka vende që kundërshtojnë në këtë moment të jepet datë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Vlerëson edhe se nuk do të jetë mirë të ndodhë nga të gjitha – vendet anëtare të BE-së, e madje edhe nga Franca.
Madhe, Italia dhe vende të tjera shkojnë përpara, atëherë edhe Evropa do të lëvizëp përpara, ndërsa motivimi i qytetarëve tanë do të jetë akoma më i madh”, deklaroi Zaev të premten ndaj pyetjes së gazetarëve pas fillimit të ndërtimit të rrugës së shpejtë Rnakovc – Kriva Pallankë.
Vendimi përfundimtar për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në duhet të sillet të enjten dhe të premten në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të anëtareve të Unionit.