Carovska: Mosmarrëveshjet për Timjanikun i takojnë të kaluarës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Caovska dje i vizitoi Negotinën dhe fshatin Timjanik. Ajo së bashku me kryetarin e komunës së Negotinës Toni Dellkov u takua me banorët lokal.

Marketing

“Mosmarrëveshjet tanimë janë e kaluar, ndërsa përgatitjet për shtëpinë e vogël grupore në Timjanik vazhdojnë. Asnjëherë nuk dyshoja në humanitetin e qytetarëve tanë dhe besoja se episodi i parë i padëshiruar është vetëm keqkuptim. Më vjen mirë që kësaj here kishim diskutim shumë konstruktiv dhe banorët dhanë mbështetje për atë që e bëjmë. Unë besoj se Timjanik do të jetë simbol i humanitetit të shoqërisë tonë, ndërsa banorët do të krenohen me të”, deklaroi Carovska.

Nga MPPS informojnë se ndërkohë me përshpejtim po punohet në deinstitucionalizim dhe se janë në komunikim me komunat e tjera të cilët kanë shprehur gatishmëri për hapje të shtëpive të vogla grupore.