Shkruan: Hazbi Topojani, drejtor i shkollës për te rritur As Makarenko
Për të pasur një shoqëri të ngritur dhe të shëndoshë, shoqëria duhet të jetë e arsimuar. Që në shek. XVIII me lindjen e revolucionit industrial në Evropë, lindi ideja për një rend të ri shoqëror. Revolucionit industrial, një revolucion i cili në të njëjtën kohë ndryshoi tërë shoqërisë civile (qytetare). Impakti kryesor i revolucionit industrial ishte në rritjen e standardeve të jetesës së njerëzve, ky tranzicion fillon nga metodat e prodhimit nga dora e njeriut në lehtësimin e punës me makina të reja (zëvendësimi i fuqisë puntore me teknologji moderne) . Që nga fillimi i shek.XXI fillon një erë e re, lufta në mësim për dituri dhe njohuri mes shteteve të Evropës dhe botës për zhvillimin industrial.
Sipas regjistrimit të fundit në R. Maqedonisë të vitin 2002, nga popullata e përgjithshme të moshën nga 15 dhe më tepër vjet, numri i përgjithshëm i qytetarëve ka qenë 1 596 267, mirëpo pa shkollim kanë qenë 67 358 persona, ndërsa me arsim të pa kompletuar fillor 219 507. Do të thotë 286 865 ose 18% nga popullata mbi moshë 15 vjeçare ka qenë pa arsim të kompletuar fillor. Numri i gjinisë femërore të cilat nuk kanë arsim fillor të kompletuar është pothuajse dyfish më i madh nga numri i gjinisë mashkullore në të njëjtën kategori.
Edhe pse regjistrimi është realizuar para 16 vite, nuk ka tregues pozitiv të cilët tregojnë se gjendja është përmirësuar brenda kësaj dekade, se ende po notojmë mbi një shoqëri ku analfabetizmi nuk është në zhdukje se ende kemi me qindra mijë të rritur pa arsim të plotë fillor.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet për arsimim e të rriturve brenda pesë viteve të fundit kanë mbaruar:
Numri i kandidatëve | Viti shkollor
2012/2013 |
Viti shkollor
2013/2014 |
Viti shkollor
2014/2015 |
Viti shkollor
2015/2016 |
Viti shkollor
2016/17 |
Gjithsej | 292 | 219 | 259 | 245 | 301 |
Nga kjo pasqyrë mund të vërejmë se vetëm një numër i vogël i të rriturve janë kyçur aktualisht në procesin e kompletimit të arsimit fillor, apo çdo vit kyçen nga 0,075%.
Ministria për punë sociale, ministria për punë të brendshme, ministria për arsim si dhe enti për punësim duhet të hartojnë një strategji të përbashkët që tek këta kandidatë të mbjellin ndjenjën për dashuri ndaj shkollës, të evidentojnë këta persona pa arsim fillor të kryer, ti stimulojnë me bursa apo ndihmë tjetër financiare deri sa ja në shkollë, ti strehojnë nëpër konvikte, të ju sigurohet transporti etj.
Ministria e arsimit bashkërisht me BZHA dhe Qendrën për Arsim e të rriturve duhet të hartojnë plan programe përkatëse ku duhet të ketë një lidhshmëri mes arsimit formal dhe joformal për të rritur. Urat më të forta janë arsimimi dhe trajnimi.
Me arsimin formal që realizohet nëpër institucionet arsimore duhet të miren parasysh (analfabetët, gjysmë- analfabetët, arsim fillor jo të plotë) për përfshirje në forma të caktuara andragogjike të të mësuarit, për mbajtjen e tyre deri në fund të arsimit fillor, si dhe motivimin për të arritur sa më shumë të jetë e mundur. Deri sa këta kandidatë janë duke kryer shkollimin, paralel duhet të ketë mësim praktik (kurse) të cilët marin kualifikime të verifikuar që kontribuojnë në uljen e papunësisë.
Një studim i fundit zbuloi se shkalla e punësimit për të rriturit të kualifikuar është dukshëm më e ultë. Fitimi i kualifikimeve është rruga më e mirë dhe më e sigurtë për të gjetur një punë.
Dyert e BE janë të hapura për mjekët, motrat medicinale, punonjës në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe teknologjisë. Ky është një nga problemet më akute me të cilat përballen vendet e Evropës.