Ligji i mediave asesi të kalojë filtrin e komisionit parlamentar për Transport dhe Lidhje. Janë ende 66 amendamente të cilat nuk po shqyrtohen pasi kryetarja e komisionit , nuk po e vendos ligjin në rend dite.
Ministri pa resor, Robert Popovski, thotë se stërzgjatja bëhet me qëllim që të pengohet shkarkimi i anëtarëve të këshillave në RTM dhe Agjencinë e mediave të zgjedhur në kohën e VMRO-së. Por opozita thotë se është LSDM ajo që po përpiqet të shtyjë ligjin me shpejtësi duke dashur të anbashkalojë procedurat. Deri tani janë proceduar 73 amendamente, 12 prej të cilave nga shumica parlamentare dhe 7 nga VMRO.
“Ne prisnim që me procedurë të shpejt të kalonte ligji, të gjithë kanë të drejtën e amendamenteve, por gjithmonë me një debat të shkurt dhe efikas deri tani ligji do të ishte miratuar. kryetare e këtij komisioni është një deputete e VMRO-DPMNE-së. Jo vetëm që zhvillojnë debat të paarsyeshëm me propozime të çuditshme që i kanë përpiluar në formën e amendamenteve, por disa herë me radhë ligjin për media as nuk e vendosin si pikë të rendit të ditës. U bëj thirrje mediave që të bëjmë presion në interes të të gjithë neve që ai ligj të miratohet” – tha ministri pa resor për komunikim dhe transparencë, Robert Popovski.
“Opozita nuk ka qëllim që ta bllokoj ligjin për media. jemi dëshmitarë se lsdm dëshiron ta shtyj me forcë ligjin në procedurat parlamentare. unë mendoj se anëtarët e këshillit, njëjtë edhe në trupat tjerë të pavarur, nuk duhet të ndryshohen me ligj. Kjo është një veti e keqe e shtetit tonë”– u shpreh Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.