Paraqitja e dytë për regjistrim në shkollat e mesme

Në shkollat e mesme publike ku mbetën vende të lira, sot do të mbahet paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrim të nxënësve në arsim të mesëm në vitin shkollor 2018/2019.

Marketing

Pas paraqitjes së parë më 18 dhe 19 qershor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se për paraqitjen e dytë janë të lira gjithsejt 24 086 vende, prej të cilave për arsim gjimnazial 6.068 dhe për arsim profesionaë 17.900 vende.
Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen nesër.

Për paraqitjen e dytë shkollat kanë mundur ta ulin numrin e caktuar të pikëve minimale të dhënë në Konkurs më së shumti deri 10 pikë, prëveç për arsimin gjimnazial, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe drejtimin mjekësor.

Në paraqitjen e parë këtë muaj në vitin e parë për vitin shkollor 2018/2019 janë regjistruar 11.697 nga 17.590 të cilët konkurruan.

Si edhe gjatë viteve të kaluara, më i madh ishte interesi në gjimnaze, kështu që regjistrimi i nxënësve, siç informoi MASH, ka prëfunduar në gjimnazet e Shkupit “Jospi broz Tito”, “Nikolla Karev”, “Orce Nikollov”, “Georgi Dimitrov”, “Rade Jovçevski Korçagin” dhe në “Jospi Broz Tito” në Manastir, si dhe për profilet arsimore nga drejtimi mjekësor dhe drejtimi ekonomik-juridik dhe tregtar…

Për nxënësit e klasave të nënta të cilët janë të orientuar drejt provimeve përmirësuese, provimit të vitit, provimeve për avancim të shpejtë, do të organizohet afat i dytë regjistrimi në gusht, në shkollat në të cilat do të ketë vende të lira pas afatit të qershorit. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të jetë më 23 gusht.