Zoran Zaev është një figurë që po tërheq teposhtë Maqedoninë. Shteti mbeti jashtë strukturave të Bashkimit Evropian si rezultat i qeverisë së paaftë, thonë nga VMRO-DPMNE.
“LSDM në programin e saj zgjedhor premtoi datë për bisedime deri në fund të vitit 2017 dhe gënjeu. Zoran Zaev personalisht premtoi se duhet të shpejtohet me ratifikimin e marrëveshjes me qëllim ndryshimin e emrit në Kuvend, që gjatë samitit të BE-së që u mbajte me datë 26 Qershor shteti të marrë dritë jeshile për hapje pa asnjë kusht të bisedimeve me BE-në. Bashkimi Evropian sakt tregoi se për fillim të bisedimeve çështje e vetme kyçe është zbatimi i reformave dhe jo shitja e emrit kushtetues”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.