Kartonët dhe loja e ashpër eliminon Senegalin

Senegali është eliminuar nga Botërori Rusia 2018 pasi që është mposhtur nga Kolumbia në ndeshjen e tretë të Grupit H
Kolumbia ka arritur që të fitojë ndeshjen e fundit kundër Senegalit për të kaluar tutje në 1/8 e finales se Botërorit.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Senegalin të cilët disa herë sulmuan portën e Ospinës, por nuk arritën që të kalojnë në epërsi.

Marketing

Senegalezëve VAR ja anuloi edhe një penallti pasi që nga xhirimet u vërtetua që Martinez kishte pasur ndërhyrje të pastër ndaj Manes.

Në pjesën e dytë Kolumbia filloi ta dominoi takimin dhe erdhi te goli tek në minutën e 74’të.
Realizatorë ishte Mina.

Ky rezultat kualifikon kolubianët për në fazën tjetër të Botërorit, derisa eliminon Senegalin të cilët edhe pse me katër pikë, sa Japonia dhe me golavarazh të njëjtë, eliminohen shkaku i kartonëve dhe disiplinës në këtë Botëror.

Rregulla e FIFA’s thotë se nëse skuadrat kanë të njëjtat pikë dhe rezultat të barabartë në ndeshjet direkt dhe golë dallim të njëjtë atëherë në shprehje vjen disiplina dhe kartonët e verdhë.
Që do të thotë se senegalezët ishin më të padisiplinuar se japanët dhe kjo gjë i eliminon ata nga Botërori.