Adnan Januzaj shënoi golin e vetëm të Belgjikës në ndeshjen kundër Anglisë, duke i dhënë kështu “Djajve të Kuq” vendin e parë në grupin G.
Mesfushori me origjinë kosovare goditi bukur me të majtën, duke mposhtur portierin Pickford.
Të dyja skuadrat, me kualifikimin për në fazën tjetër të siguruar, luajtën me lojtarët e stolit këtë ndeshje.
Në 1/8 e finaleve, Belgjika do të luajë kundër Japonisë, ndërsa Anglia do të përballet me Kolumbinë.