Filipçe: Nuk i kërkova kolegut gjerman të mos i pranojë infermieret nga Maqedonia

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë në Tv Telma mohon se ai i kërkoi kolegut të tij gjerman të mos u jep leje pune infermierëve nga Maqedonia të cilët po largohen nga vendi për në Gjermani.

Marketing

“Është mirë të punosh në vendlindje. Jashtë vendit ka shumë gjëra në një mënyrë të ndryshme. Ne vetëm duhet të rrisim pagat. Sa i përket infermierëve, unë nuk i kam kërkuar kolegut gjermane të mos u jepnin leje për të punuar.

E luta që t’i lejojë ata të punojnë në punë shtesë, domethënë të punojnë në Maqedoni dhe për disa muaj të lëvizin dhe të punojnë në Gjermani. Me procese dhe masa të reja, mendoj se kolegët e rinj do të mendohen nëse do të shkojnë jashtë vendit”, thotë Filipçe.