Deskoska: Model i ri i Komisionit anti-korrupsion në vjeshtë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska përderisa pret propozimin nga Grupi i Punës për një model të ri të Komisionit Shtetëror për Anti-korrupsion, i cili shpreson se do të formohet në vjeshtë thotë se preferon cilësinë më shumë sesa përshpejtimin e procesit. Grupi i punës tashmë ka përpiluar propozim ndryshimet sa i takon këtij Komisioni.

Marketing

Dilema ishte nëse ja vlen të formohet Komisioni Anti korrupsion në afat të shkurtër, sipas ligjeve ekzistuese ose, prapë, të formohet Komision që do të ketë kapacitet. Besoni qasja ime është që duhet të ketë ndryshime thelbësore dhe jo vetëm në mënyrë ilustruese të kënaqim kërkesa të caktuara dhe të tregojmë se kemi bërë diçka. Me të vërtetë interesi dhe dëshira është që të kemi Komision Anti korrupsion që do të ketë kapacitet që ta kryej funksionin e saj – tha Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

Ministrja Deskoska tha se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë duke theksuar se gjyqësori është faktor kyç në luftën kundër kësaj dukurie. Edhe ish-gjykatësja Millka Ristova thotë se reformat në gjyqësor janë element i rëndësishëm për integrimin e vendit në strukturat evropiane.

I gjithë populli maqedonas e din që për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian me rëndësi të madhe është kapitulli 23, përkatësisht reformat në gjyqësor dhe lufta Anti korrupsionit. Me rëndësi të madhe përskaj formës ligjore është edhe potenciali njerëzor në Gjyqësor dhe në Prokurorinë Publike që duhet ta siguroj ky ligj – u shpreh Millka Ristova- ish gjykatëse.

Maqedonia dhe Shqipëria javën e kaluar morën datë të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm. Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa dy vendet duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara ndër të cilat janë reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marketing