Në Prilep sot është lëshuar në përdorim stacioni filtrues i cili do t’u përgjigjet nevojave të 95.000 qytetarëve, investim prej 50 milionë eurove, të siguruara nga Bashkimi Evropian, prej ku janë ndarë edhe 3,5 milionë euro për ndërtimin e TIK-qendrës për nevojat e MPB-së për deponimin e të dhënave data gjatë katastrofave.
Dy objektet kapitale u promovuan sot në prani të kryeministrit Zoran Zaev, ministrave të Qeverisë, euroambasadorit Samuel Zhbogar, kryetarëve të komunave.
“Ky është stacioni i katërt filtrues në vend të cilët i financon BE-ja, pas atyre në Strumicë, Radovish dhe në Kërçovë. Ndërkaq do të pasojë ndërtimi i stacioneve filtruese në Manastir dhe Tetovë.
Këto katër stacione filtruese kushtojnë mbi 50 milionë euro. E përmirësojnë mjedisin jetësor por edhe jetën e qytetarëve. Do të mbrohet mjedisi jetësor, ndërsa stacioni filtrues do të sigurojë prodhim të gazit bio”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Sipas euroambasadorit Zhbogar, projektet e tilla janë për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe e çojnë Maqedoninë më afër BE-së. “Këto janë edhe pjesë e reformave që do ta afrojnë Maqedoninë drejt BE-së”, tha Zhbogar.
Me projektin është prëfshirë rrjeti i ripërtërirë 60-kilometërsh i gjatë i kanalizimit.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ndërkaq potencoi se për katër muaj ky është stacioni i katër filtrues që lëshohet në përdorim.
“Kontribuon për mjedis më të pastër jetësor, do t’u shërbejë 95.000 qytetarëve, ndërsa tre deri më tani janë për 126.000 qytetarë. Kjo kontribuon edhe për rritjen ekonomike në vend, ndërsa edhe për standardin e banorëve të Maqedonisë”, tha Tevdovski.
Në fillimin e aktiviteteve për ndërtimin e TIK-qendrës, Zaev potencoi se ajo është e para e llojit të tillë në rajon dhe do të jetë bazë rezervë për sistemet vitale informative në vend.
“Do të garantojnë se nuk është rrezikuar puna, nga çfarëdo lloj shkaqesh, e sistemit primar informativ. Qendra do t’i ruajë të dhënat vitale në rast të katastrofave dhe situatave të shkaktuara nga faktori njeri. Marrëveshja për implementimin e punëve ndërtimore u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e mjeteve, 3,25 milionë euro janë nga BE-ja, nga fondet IPA për vitin 2013, ndërsa pjesëmarrje të vet prej 152.000 eurove ka edhe MPB, e cila do të jetë edhe shfrytëzuesi përfundimtar, ndërkaq do të jetë resurs nacionaë për disa institucione shtetërore”, tha Zaev.
Euroambasadori Zhbogar, ndërkaq, informoi se në fazën e dytë të projektit do të përgatitet plan për veprim në situata të katastrofave. “Çdoherë ruani kopje rezervë të të dhënave tuaja”, theksoi Zhbogar.
Siç paralajmëroi ministri i Punëvpe të Brendshme, Oliver Spasovski, TIK-qendra duhet të jetë gati deri në fund të vitit.