Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë planifikuar seanca të katër komisioneve parlamentare.
Komisioni juridik-ligjvënës në lexim të dytë do t’i rishqyrtojë Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në trafikun rrugor, për orarit të punës të punëtorëve mobil në transportin rrugor dhe pajiset për regjistrim të komunikacionit rrugor, për ndryshim të ligjit për sigurimin e prodhimeve, për ndryshimin e Ligjit për kontroll të lëndëve nga metale të çmueshme, si dhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.
Në seancën e ardhshme të Komisionit Parlamentar për sistem politik dhe marrëdhëniet në mes komuniteteve ka një pik në rend të ditës – Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për deputet në lexim të dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komisioni për çështje ekonomike do t’i rishqyrtojë Propozim-ligjin për emërim të Ligjit për sigurimin e prodhimeve, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontroll të lëndëve nga metale të çmueshme dhe Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, të gjitha këto në lexim të dytë.
Në rend të ditës Komisioni Parlamentar për Transport, lidhje dhe ekologji janë dy Propozim-ligje në lexim të dytë, edhe atë, ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në trafikun rrugor dhe orarin e punës të punëtorëve mobil në transportin rrugor dhe pajiset për për regjistrim në transportin rrugor.