Aktgjykim për shtatë të akuzuarit për tentimin vrasjen e Selës

Në Gjykatën Penale Shkup, sot duhet t’u shqiptohet aktgjykimi shtatë të akuzuarve për tentim për vrasje të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit 2017.

Marketing

Në seancën paraprake, në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan aktgjykim shfajësues për të gjithë, me arsyetimin se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë dëshmi se kanë tentuar ta vrasin Selën.

Në një nga gjykimet paraprake në këtë rast, Stojan Pavlevskit i ishte shqiptuar dënim me burg prej tre viteve, ndërsa Cejo Georgievskit një vit e dy muaj. Në dënimin, të akuzuarve u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Pavlevski dhe Georgievski duhet t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Së pari në këtë rast janë akuzuar dhjetë persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare e tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkovit, për të cilin prokurori potencoi se nuk ka mjaft dëshmi se e ka kryer veprën.

Për tentim për vrasje të Selës, sipas aktit të ri akuzues, të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Delov.

Marketing