Pas Zaevit, Pens e merr në telefon edhe Ciprasin

Zëvendës presidenti i SHBA, Majk Pens ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ku ka uruar atë për marrëveshjen e arritur me Maqedoninë për çështjen e emrit, informon Zhurnal.

Marketing

“Kryeministri grek ka theksuar rëndësin që ka kjo marrëveshje për stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët rajonal”, njoftojnë nga kabineti i kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

Pens dhe Cipras, përveç marrëveshjes, kanë biseduar edhe për raportet politke greko-turke dhe rolin e Greqisë në rajon, por edhe për përforcimin e marrdhënjeve ekonomike greko-amerikane, në veçanti në prak të Panairit Ndërkombëtar që do të mbahet në Selanik në mesin e muajt shtator, ku SHBA-ja do të jetë mysafir nderi i Panairit.

Marketing