Sot varrosen viktimat e aksidentit të së dielës, Suhareka në zi

Pesë trupat e pajetë të anëtarëve të familjes Sadikaj nga Suhareka, të cilët vdiqën tragjikisht pas një aksident trafiku të dielen, pritet të përcillen sot për në banesën e tyre të fundit.

Marketing

Në këtë rast Komuna e Suharekës mban sot ditë zie në nderim të viktimave pas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremajt.

Pesë persona, prej tyre tre të rritur e dy fëmijë humbën jetën në një aksident trafiku mes veturës dhe autobusit të ndodhur në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

Marketing