Shumë qytetarë janë mahnitur me sjelljen e një të pastrehu.
Ai i kishte gjetur 2400 dollarë në rrugë dhe menjëherë kishte shkuar në qendër të policisë që t’i dorëzojë ato.
Pasi rasti u bë publik nga policia dhe qytetarët dëgjuan për të, ata u mahnitën. Kështu, filluan një kampanjë për mbledhje të parave për burrin e pastrehë.
Për këtë njeri shpirt mirë, qytetarët i mblodhën plot 5000 dollarë dhe ia dërguan. Mirëpo, do të habiteni edhe më shumë. Ai nuk i pranoi ato.
Ai u tha se dikush tjetër mund të kishte më shumë nevojë për to, ndërkaq gjithçka që kërkoi ishte një punë që ta mbante veten.