Deskoska: Referendumi do të realizohet sipas ligjit ekzistues

Referendumi do të kryhet sipas ligjit ekzistues, dhe pas referendumit do të miratohet ligj i ri me standarde moderne, paralajmëroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Marketing

Në emisionin televiziv “Top Tema” në Telma, ministrja Deskoska tha se më mirë është që tani të mos ketë as edhe ndryshime teknike në ligj ndërsa referendum të kryhet në bazë të ligjit ekzistues se sa të bëhen ndryshime dhe të nxiten dyshime se diçka po imponohet.