Ohri është ndër qytetet e para që filloi festën “Maqedonia në BE dhe NATO” me rastin e marrjes së ftesës nga NATO.
Të pranishëm në festë krahas ministrit Venko Filipçe, ishin edhe deputetët nga Ohri, kryetari i Ohrit Jovan Stojanovski dhe këshilltarët e Këshillit të Qytetit të LSDM-së.
Ky është një moment historik për Republikën e Maqedonisë. Integrimi në strukturat euro-atlantike do të thotë më shumë siguri, përparim ekonomik dhe social. Me këtë ne bëjmë pjesë te vendet që janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe të avancuara, me këtë ne përshpejtojmë të gjitha reformat, investimet do të rriten ..Këto momente shumë gjenerata i kanë pritur deri më tani, jemi me fat që marrim pjesë në realizimin e tyre, më në fund Maqedonia të zë vendin që i takon, theksoi ministri Filipçe.