Gjumi është thelbësor për rimëkëmbien e trurit, shërimin e trupit dhe shëndetin e syve.
Mungesa e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë tek sytë dhe tek shikimi.
Lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa.
Mungesa e gjumit përkeqëson çdo problem që mund të keni me sytë, ndërkohë që zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.
Problemet që nxiten ose përkeqësohen nga mungesa e gjumit,
përtharja e syve
Ekspertët thonë se mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem.
Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sythet thahen më shumë.
Nga ana tjetër, përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është përtharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.
Glaukoma
Bëhet fjalë për sëmundje të syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik.
Një prej shkaktarëve të kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose të lartë të gjakut gjatë natës.
Kjo sëmundje njihet si hajdutja tinëzare e shikimit.
Sëmundja shfaqet pa simptoma.
Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.
Një gjumë më i qetë ndikon pozitivisht.
Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit
Gjumi është element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm.
Një gjumë i mirë gjatë natës u jep syve forcë dhe qëndresë.
Po ashtu, përpunimi i ushqyesve nga mëlçia është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë e në gjumë të paqtë.
Përpiquni të krijoni një rutinë të shëndetshme gjumi.