Vajgll: S’ka më shans të dytë për Maqedoninë

Anëtarësimi në BE dhe NATO janë mundësi historike për Maqedoninë. Nuk do të ketë mundësi të dytë që të zgjidhen çështjet e hapura të cilat e ngarkojnë procesin për Maqedoninë. Kështu ka deklaruar eurodeputeti Ivo Vajgël.

Marketing

“Nuk ka kushte më të mira për bisedime mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kompromisi është kyç për parlamentarizmin. Në parlamentin evropian arritëm pajtueshmëri se zgjerimi duhet të vazhdoj”, tha Vajgël.

Ai ka apeluar deri tek deputetët që të punojnë së bashku dhe të vendosin interesat e shtetit para atyre partiake. Eurodeputeti slloven është raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Kontributi i tij njihet për arritjen e marrëveshjes së Përzhinës dhe për procesin e stabilizimit të situatës politike në Maqedoni.