Haradinaj: Dëshmuam se institucionet janë unike për dialogun

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për takimin e delegacionit kosovar në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Marketing

“Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt “normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”.