Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, në një intervistë me Al Jazeera, është shprehur i bindur se referendumi do të kalojë me sukses dhe se qytetarët do të miratojnë Marrëveshjen e emrit me Greqinë.
Nëse ka një votë kundër, ne jemi absolutisht të gatshëm të heqim dorë dhe të themi se kjo nuk është rruga e drejtë. Para dilemave të mëdha historike, qytetarët dinin se si të zgjedhin rrugën e duhur. Para nesh është zgjedhja midis së kaluarës dhe së ardhmes, frikës dhe shpresës. E kaluara është shumë e rëndësishme për identitetin tonë, por nuk mund ta ndryshojmë. Ne mund t’ju ofrojmë qytetarëve tanë zgjedhjen se çfarë shteti do të jetë Maqedonia. Nuk kishte detyrë më të madhe patriotike për të krijuar këtë shans dhe për t’u mundësuar qytetarëve të zgjedhin. Unë jam i sigurt se ata do të zgjedhin të ardhmen – thotë Dimitrov.