Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar ftesa kryetarëve të OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe Lëvzijes BESA për takim liderësh të hënën në ora 9 të mëngjesit, vërtetojnë për TV24 disa nga të ftuarit.
Formacioni i KSHZ-së, çështja e referendumit, datë për referendum, por edhe kushtet e OBRM-PDUKM-së për Ligjin për financimin e partive politike, ndryshimet në Ligjin për Qeveri dhe ndryshimi i Kodit Penale priten që të jenë në tryezën e bisedimeve të katër partive më të mëdha.
Në takimin e fundit të liderëve të gjithë liderët thanë se presin shpejt të gjindet zgjidhje për çështjet e hapura dhe se qëndrimet për disa nga këto çështjet kanë nisur të përafrohen.