Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (22.07.2018) në Studenican u mbajt kuvendi i rregullt i degës së PDSH-së – Karshiakë.
Punimet e këtij kuvendi i ndoqi kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, z.Azem Sadiku.
Në këtë kuvend u zgjodh kryetari i ri i degës, Nimetulla Demiri, i cili pasi falënderoi kryetarin e deritanishëm, Sedat Rushiti, theksoi se PDSH do të forcohet strukturalist në të gjitha vendbanimet që i mbulon kjo degë. Gjithashtu në kuvend u zgjodh kryesia e re e degës, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.
Kryetari i PDSH-së pasi përshëndeti punimet e këtij kuvendi potencoi se PDSH është e vetmja shpresë e shqiptarëve dhe se me prurjet e reja do të forcohen kapacitetet partiake, jo vetëm në Karshiakë, por edhe në të gjitha vendbanimet ku vepron PDSH, duke ri-theksuar edhe rëndësinë e de-bllokimit të proceseve integruese në BE dhe NATO.