Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 81-të mori vendim që të dërgojë ndihmë financiare në vlerë prej gjashtë milionë denarëve deri te Qeveria e Republikës së Greqisë për menaxhim me zjarret katastrofale, të cilat këto ditë e kapluan rrethinën e gjerë të Athinës.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria në mënyrë shtesë mori vendim që të formojë trup koordinues, i cili në nivel ditor do ta ndjek gjendjen dhe do të koordinojë ndihmë adekuate humanitare, që do të merret vesh si nevojë me institucionet adekuate në Greqi dhe me qytetin e Athinës.
Qeveria sot mori vendim për ndihmë financiare në vlerë të njëjtë, prej gjashtë milionë denarëve, të dërgohet edhe te Qeveria e Japonisë për mbështetje në menaxhimin me pasojat nga tërmeti, i cili para pak kohësh e kaploi këtë vend.