Zbulimi i madh, gjendet një ‘liqen’ me ujë në Mars 16:46, 25/07/2018

Një ‘liqen’ me ujë të lëngshëm besohet se është gjetur në planetin Mars.

Marketing

Lajmin e kanë bërë të ditur shkencëtarët e NASA.

LEXO EDHE:
Ndodh edhe kjo, në vend të naftës, përdor si lëndë djegëse vajin e lulediellit
Sipas tyre liqeni është gjetur 20 kilometra nga poli i jugut në Planetin e kuq.

Studimet e mëparshme gjetën shenja të mundshme të ujit të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është shenja e parë e një trupi që besohet se ka ujë të vazhdueshëm.

Shtretërit e liqenit si ato të eksploruara nga sonda e NASA-s tregojnë se në të kaluarën,

uji ka qenë i pranishëm në sipërfaqen e Marsit.

Megjithatë, klima e planetit është ftohur për shkak të atmosferës së tij të hollë, duke bërë që shumica e ujit të ngrijë.

Zbulimi është bërë duke përdorur ‘Marsis’, një instrument radari në orbitën e Marsit.

‘Ndoshta nuk është një liqen shumë i madh’, thotë profesori Roberto Orosei nga Instituti Kombëtar Italian i Astrofizikës, i cili udhëhoqi edhe studimin.

Marsis nuk ishte në gjendje të përcaktojë se sa thellë mund të jetë shtresa e ujit, por ekipi i studiuesve vlerëson se është të paktën 1 metër.

‘Kjo me të vërtetë e kualifikon këtë vend si një burim uji. Nuk bëhet fjalë për një liqen si në Tokë, që mbush një hapësirë ??mes shkëmbit dhe akullit’, shtoi Prof Orosei.

Marketing