Tregues realë ekonomikë i hedhin poshtë akuzat e rreme të VMRO-DPMNE-së, parti e cila përmes sundimit shkatërrues dhe kriminal i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së duke theksuar se “VMRO-DPMNE-ja kriminale mund të mësojë se si punohet në mënyrë transparente, përgjegjëse dhe se si dëgjohet zëri i popullit”.
“235 milionë investimet e huaja rekorde vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, rritja e pagës mesatare në mbi 24.000 denarë, rritja e eksportit dhe rritja e prodhimtarisë industriale janë vetëm një pjesë e një varg treguesve ekonomik të cilët e dëshmojnë suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja”, citohet në njoftimin e LSDM-së.
LADM-ja thekson se nuk ekziston vjedhje më e madhe nga ajo e VMRO-DPMNE-së të cilën në vazhdimësi e bënte 11 vite.
“Pas disa viteve kthim prapa, ekonomia sot stabilizohet dhe niset në drejtimin e duhur, ndërsa qytetarët po i ndjenjë përfitimet nga puna e suksesshme e Qeverisë e kryesuar nga LSDM-ja, e cila vazhdon t’i zbatojë masat të cilat sigurojnë rritje ekonomike, vende të reja të punës dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët”, përfundon njoftimi i LSDM-së.