Aksidentet me fatalitet, Pacolli mbledhje urgjente me krerët e sigurisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ftuar për sot në takim krerët përgjegjës të sigurisë, ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin dhe u.d. drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexhën.

Marketing

Sipas mediave kosovare, kjo mbledhje urgjente pritet të zhvillohet për shkak të numrit të madh të aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë.

“Takimi urgjent është thirrur për shkak të numrit enorm të aksidenteve me fatalitet. Nga ky takim pritet të dilet me një qëndrim për masat që do të ndërmerren në vijim”, thotë një burim.

Ndryshe, statistikat e Policisë së Kosovës kanë treguar se nga janari deri në këtë periudhë kanë vdekur 62 persona.
“Gjatë kësaj periudhe në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 7,626 aksidente, 46 prej tyre kanë qenë fatale me 62 persona të vdekur. Gjithashtu kanë ndodhur 4,478 aksidente me dëme, 3,104 aksidente me lëndime dhe 6,119 persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Humbja e jetëve në aksidentet e trafikut, sipas autoriteteve të sigurisë, është shqetësuese dhe kërkon që të gjithë aktorët që kanë ndikim ta bëjnë përmirësimin e gjendjes.

Marketing