Menduh Thaçi është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, në kongresin VII të partisë, i cili po mbahet në Tetovë.
Gjatë fjalimit para delegatëve, Thaçi ka thënë se partia që ai e drejton ka qenë vazhdimisht e sulmuar, sidomos në tre vitet e fundit, edhe duke qenë në opozitë. Ai ka thënë se ata në vazhdimësi po sakrifikojnë për të mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.