Nga viti i ardhshëm licenca për shitësit e tregjeve të gjelbra

Prej vitit të ardhshëm, shitësit që shesin nëpër tezgat e tregjeve të gjelbra, do të duhet të pajisen me licencë që do duhet ta paguajnë rreth 60 euro…..
Me ligjin e ri i cili hynë në fuqi prej vitit të ardhshëm, sipas kryetarit të shoqatës së pazarxhinjëve Ekrem Dolek, rregullohet përgjithmonë statusi i shitësve. Krahas kësaj, Dolek theksoi se shitësit do ta kenë të domosdoshme të paguajnë sigurim pensional dhe shëndetësorë.

Marketing

“Ne ishim ato që kërkonim një zgjiedhje ligjore për pazarxhinjët në mënyrë që t’iu rregullohet statusi si tregtarë nëpër tregjet e gjelbërta. Përfundimisht ia arritëm qëllimit, e ceka edhe më herët për sigurimin pensional dhe shëndetësor i kemi futur pazarxhinjët në tarifën e bujqve vetanak që do të thotë se do të paguajnë nga 2000 denarë në muaj dhe aty do të jenë të përfshira sigurimi pensional dhe ai shëndetësor. Është një fenomen kjo, ka gati 30 vite që Maqedonia është futur në sistemin kapitasit, as një person ose të rrall janë ato që e kanë të rregulluar sigurimin pensional dhe atë shëndetësor”, tha Ekrem Dolek, kryetar i shoqatës së pazarxhinjëve.

Nga Oda e Shitësve shprehen se më në fund, pas afro 10 vitesh bisedime me autoritetet, po zgjidhet statusi i kësaj kategorie. Dolek shtoi se secili që dëshiron të punojë në treg, do të duhet të posedojë licencë dhe të paguaj sigurim pensional dhe shëndetësor, kurse për gjithë procesin do të përkujdeset Shoqata e Pazarxhinjëve që do t’iu dalë në ndihmë tregtarëve dhe do tiu ofrojë asistencën e duhur. Tregtarët të ndarë ndaj kësaj risie.

“Po jam në dijeni. Është shumë e madhe po nuk pyet kush. Obligim e kemi por ajo është mirë se na ndihmon nesër kur dalim në pension”…

“Shumë është 60 euro, prej nga ku ti marrim ato para”…

“Do të shohim se si do jetë, unë jam 70 vjeçare ku do të shkoj. Tani paguajmë 5 mijë denarë dhe na marrin tatim dhe tani sërish kërkojnë nga ne, për çfarë këto?! Ne jemi bujq, ata as nuk e dijnë se sa bëjmë të ardhura ditore”, thanë tregtarët.

Autoritetet presin që me këtë vendim, të ulet ekonomia joformale dhe të përmirësohet statusi i shitësve.

Marketing