Me çmim prej 35 denarë apo 0,6 euro për një vozitje në një drejtim, transporti publik në kryeqytetin e Shkupit është mes më të lirëve, por nuk ofron mundësi për zgjedhje mes llojeve të ndryshme të transportit.
Çmimi dhe kapaciteti i transportit publik është faktor i rëndësishëm gjatë vlerësimit të cilësisë së jetesës në qytetet e mëdha. Derisa në shumicën e rasteve lartësia e çmimit ndërlidhet me standardin jetësor të shtetit, arsye për shfrytëzimin e transportit publik janë të ndryshme prej qyteti në qytet dhe lëvizin prej kursimit të kohës dhe parave deri në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe uljen e emisionit të gazrave të dëmshme.
Ekzistojnë më shumë sisteme të ndryshme për pagesë në transportin e qytetit por më të shpeshta janë biletat e përbashkëta të cilat lejojnë kombinime të më shumë llojeve të ndryshme të transportit të qytetit (autobus, trolejbus dhe metro) në një periudhë të caktuar kohore.
Në Beograd bileta për një vozitje në kohëzgjatje prej 90 minutave me transportin e qytetit kushton 1,3 euro për zonën 1 dhe 2, deri 3,4 euro për të gjitha katër zonat.
Zagrebi shfrytëzon sistem kohor për pagesën e transportit publik dhe kështu çmimi lëviz prej 0,55 euro për një biletë në kohëzgjatje prej gjysmë ore deri 1,35 euro për biletë në kohëzgjatje prej 90 minutash.
Transporti publik në Lubjanë është ndarë në tre zona dhe çmimi për biletë për një vozitje në kohëzgjatje prej 90 ditëve dhe lëviz prej 1,20 euro për zonën e parë, 1,60 euro për zonën e dytë dhe 2,5 euro për zonën e tretë.
Biletë për një vozitje në kohëzgjatje prek 90 minutash me transport publik në Athinë kushton 1,40 euro, por ofron edhe më shumë lloje të ndryshme dhe mundësi për blerje.
Transporti i qytetit në Sofje është i ndarë në metro dhe me autobus, ku hynë edhe tramvaj dhe trolejbusi. Duhen karta të ndryshme për të dy, por çmimi për një vozitje është i njëjtë dhe kushton 0,80 euro.
Në Berlin, megjithatë, transporti publik është ndarë në dy zona AB dhe ABC. Çmimi për një vozitje në kohëzgjatje prej dy orë në zonën AB është 2.80 euro ndërsa në zonën ABC 3,4 euro.
Transporti publik në Paris përbëhet prej një metro sistemi të posaçëm dhe sistemi të autobusit dhe linjave të tramvajit. Karta për një vozitje në të dy rastet kushton 1,9 euro.
Talin, kryeqyteti i Estonisë, nga viti 2013 ofron transport publik falas për të gjithë banorët e regjistruar. Autoritetet e atjeshme të qytetit për këtë vendim paraprakisht kanë organizuar referendum, në të cilin qytetarë me 75 për qind zgjodhën transport publik falas.