Derisa VMRO-DPMNE-ja e mbron krimin, LSDM, së bashku me të gjithë forcat progresive, qytetarë, shoqata, organizata, siguron ardhmëri evropiane për Maqedoninë, thonë nga Qendra për komunikime me opinionin nga partia.
“Kot që VMRO-DPMNE-ja kërkon amnisti. Ligjet, rregullat, dispozitat vlejnë për të gjithë njëjtë. Secili që i ka shkelur duhet të ballafaqohet me përgjegjësi në pajtueshmëri të ligjeve. Nuk ka më të paprekur, nuk ka shmangie të përgjegjësisë”, shtohet në kumtesë.
VMRO-DPMNE, thuhet më tej, këtë nuk mundet ta kuptojë sepse 11 vite regjimi i Nikolla Gruevskit krijoi sistem tërësisht të gabueshëm dhe të shtrembëruar në të cilin krimi i familjes ishte nën mbrojtje të institucioneve ndërsa bëhej përndjekje masive politike të atyre që nuk mendojnë njëjtë, duke i shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
“Ajo kohë nga e kaluara e zezë e atdheut tonë përfundoi. Qytetarët e rrëzuan regjimin. Maqedonia tani po ndërtohet si vend normal, përparimtar, demokratik ku institucionet veprojnë në pajtueshmëri të kompetencave ligjore, ndërsa rregullat vlejnë për të gjithë njëjtë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.