Maqedonia dhe Bullgaria kanë miqësi dhe bashkëpunim të sinqertë. Këtë e porositi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në facebook.
“Shikoj se në Bullgarinë mike u hap një debat publik dhe u shtrua madje edhe pyetja nëse ne dy vendet dhe dy popujt ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim të sinqertë. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, madje edhe kritikët në Maqedoni dhe Bullgari të mos kenë dilema se miqësia dhe bashkëpunimi janë të sinqerta”, thekson Zaev.
Ai shton se mbi një vit shënojmë pjesë të përbashkëta të historisë midis dy popujve dhe se disa herë së bashku shënojmë ngjarje historike.
“Unë jam kryeministri i parë i Maqedonisë që në Bullgari (Bllagoevgrad) u përul para përmendores së Goce Dellçevit gjatë shënimit të përbashkët të festës. Paraprakisht, miku im, zoti Borisov, ishte kryeministri i parë bullgar i cili u përul para varrit të Goce Dellçev në Maqedoni (Shkup) gjatë shënimit të përbashkët të festës. Së bashku dy kryetarët e qeverive u përulëm edhe para përmendores së Car Samolilit në Sofje. Kryeministri Borisov erdhi në Shkup që të përulet para përmendores së Holokaustit të hebraikëve”, sqaron kryeministri.
Në mesazh shpreh bindjen se është duke u ndërtuar miqësi e sinqertë e cila, siç thotë me shekuj ishte humbur dhe se kjo ishte humbje për të dyja vendet.
“Në sërish e gjetëm mikun dhe vëllanë tonë. Të mos lejojmë të kthehemi mbrapa. E kemi obligim para fëmijëve tanë. Sinqerisht dëshirojmë bashkëpunim dhe miqësi siç e nënshkruam atë në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi. Vallë mund të harrojmë se si kryeministri Borisov dhe ministrja Zaharieva luftuan për Maqedoninë në Këshillin ministror të BE-së dhe në Këshillin e Evropës që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në? Luftuan siç luftojnë për vendin e tyre.
Vallë mund të bëhemi të verbër dhe të shurdhër kur shohim dhe dëgjojmë gjithçka Bullgaria bëri që t’i ndihmojë Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO? Vallë e gjithë Evropa nuk e pa se si Bullgaria i ndihmoi Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor të afrohen drejt BE-së? Asnjëherë nuk mund ta harrojmë miqësinë e dëshmuar në vepër.
Ne jemi falënderues dhe shumë e respektojmë atë”, thotë Zaev dhe shton se prandaj së bashku do ta shënojmë të kaluarën tonë dhe themelet e asaj të kaluare do të vazhdojmë ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët.
Së bashku, porosit, do të jemi si një familje në bashkësi me aleatët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.