EFJ mbështet SHGM-në lidhur me ndryshimet e Kodit zgjedhor

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) shpreh mbështetje të fuqishme për qëndrimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe organizatave tjera mediale – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Pavarur, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, të cilat i kundërshtuan ndryshimet e fundit të rregullativës zgjedhore.

Marketing

Sipas EFJ-së, absolutisht është e arsyeshme kritika që shoqatat e esnafëve e theksuan lidhur me vendimet e reja ligjore. Vëren se ndryshimet mundësojnë përzierje të autoriteteve në lirinë e mediave dhe pavarësinë e politikës redaktuese gjatë fushatave zgjedhore.

“Këto ndryshime të dëmshme të Kodit zgjedhor nuk kontribuojnë në situatë kur kemi reforma të bllokuara mediale dhe padyshim se ndikojnë edhe në punën e mediave dhe në ambientin e përgjithshëm medial gjatë fushatave zgjedhore në drejtim negativ”, thuhet në kumtesën e EFJ-së.

Federata Evropiane e Gazetarëve reagon edhe se me një nga ndryshimet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve autorizohet t’i regjistrojë dhe ta ndjekë raportimin e onlajn mediave gjatë zgjedhjeve. Krahas kësaj, janë paraparë edhe gjoba deri në 4.000 euro për raportim të pabalancuar ose të paanshëm në media.