Është ndër modelet më të përmendura shqiptare, e cila pavarësisht se jeton jashtë vendit, udhëtimet për në vendlindje i ka tejet të shpeshta.
Jeta e saj private komentohet shumë, nga që është e fejuara e këngëtarit më të njohur të estradës sonë, Blero Muharremit.
Afrona është tejet aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente nga më të ndryshmet me ndjekësit, pavarësisht obligimeve që ka në fushën e modelimit.
E përveç këtyre, ajo është shumë e lidhur edhe me dikë tjetër, që këto momente po i mungon shumë, është qeni i saj Kiki, mungesën e të cilit e ka ndarë edhe me ndjekësit përmes imazhit që do ta shihni në vazhdim.