Erdogan: Sulmi ndaj ekonomisë turke është sulm ndaj Islamit dhe flamurit

Ndërkohë që Lira turke po kalon ditët më të vështira, pasi ka humbur 40 % ndaj dollarit amerikan vetëm në vitin 2018, shteti turk vijon përpjekjet për të zbutur situatën.

Marketing

Krahas masave ekonomike, Erdogan po përdor edhe kartën e nacionalizimit, duke bërë thirrje për bojkot të produkteve amerikane, si një mënyrë për të goditur sadopak dollarin amerikan në vend.

Së fundi presidenti turk ka dërguar një tjetër mesazh nacionalist te shtetasit e tij, pasi në një fjalim e ka cilësuar sulmin ndaj monedhës, si një sulm ndaj ezanit, thirrjes Islame për t’u dalur si edhe flamurit të vendit.

“Sulmi që po i bëhet monedhës tonë, është i njëjtë me sulmin ndaj flamurit. Ata duan të na dëmtojnë ekonominë dhe të na detyrojnë të ulemi në gjunjë, por ne ua kemi kuptuar synimet dhe do t’i sfidojmë. Nuk mund të na nënshtroni dot”, deklaroi Erdogan, raporton tch.

Kriza e monedhës turke është ndikuar në një masë të madhe nga tensioni i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku “mollë sherri” është shndërruar pastori amerikan, Andrew Brunson.