Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov, ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë, si përgjigje e mundshme ndaj sanksioneve të reja të SHBA-ve, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Rybakov citohet të ketë thënë se Moska ende nuk ka parë asnjë shenjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për normalizimin e raporteve.
Ai, gjithashtu, ka thënë se Moska ka vërejtur tentimet e SHBA-së për t’i ridiskutuar marrëveshjet e arritura ndërmjet Donald Trump-it dhe Vladimir Putinit në samitin e Helsinkit që u mbajt muajin e kaluar.
Ndërkohë, dje këshilltari i Trump-it për siguri kombëtare pas një takimi me sekretarin rus, Nikola Patrushev, kishte thënë se kishin arritur pajtim mbi shumë tema të ndryshme, përfshirë këtu edhe çështjen e kontrollit të armëve.