Faza e parë e ndërtimeve në tregun e Bit Pazarit së shpejti duhet të përfundojë, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar sipas planit të parashikuar. Kështu ka deklaruar Zvonko Stojçev, kryetar i Grupacionit të Pazarxhinjëve, i cili ka shtuar se e kupton shqetësimin e shfrytëzuesve, por siguroi se edhe pse terreni për të punuar është shumë i komplikuar, ndërtimi nuk është ndaluar në asnjë moment, dhe se gjithçka po rrjedh sipas asaj që është parashikuar.
“Nga moment i marrjes së lejes ndërtimore, e cila ishte kah fundi i marsit po punohet me rritëm të pandalshëm. I kuptoj komentet dhe brengat e shfrytëzuesve se po zhvillohet ngadalë, por kur punohet në tokë, ku po përgatiten gjitha punët për ngritjen e ndërtimit të planifikuar është diçka që nuk shihet në teren dhe thonë se këtu nuk po bëhet asgjë, por ndërtimi po vazhdon pa ndalë, dhe them se në afat shumë të shkurtë faza e parë do të përfundojë”, deklaroi Stojçev. /Shenja/