Humb jetën një turist rumun në Vlorë

Një shtetas rumun ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Marketing

Policia bën me dije se ai ishte duke pushuar me familjen e tij tek Zona e Ujit të Ftohtë, ndërsa ka ndërruar jetë krejt papritur.

“Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, shtetasi K.U, 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Marketing